Tragjedia e Crans-Montana-s, për të plagosurit do të përdoret antibiotiku i gjeneratës së fundit

antibiotiku i gjeneratës së f

Pacientët me djegie të rënda janë jashtëzakonisht të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksioneve, veçanërisht në aparatin respirator.

Është në mbërritje një antibiotik i gjeneratës së fundit për të rinjtë e plagosur në tragjedinë e Crans-Montana-s, të cilët aktualisht janë të shtruar në spitalin Niguarda të Milanos, në Lombardi.

Për të shmangur rrezikun e infeksioneve specialistët kanë identifikuar nevojën për të përdorur një antibiotik të gjeneratës së fundit që kombinon sulbaktam dhe durlobaktam, një terapi shumë e specializuar dhe jo e përdorimit të zakonshëm.

“Siç është evidentuar që në orët e para nga ekipi klinik që po merret me të rinjtë e plagosur në Crans-Montana, pacientët me djegie të rënda janë jashtëzakonisht të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksioneve, veçanërisht në aparatin respirator kur ky është prekur nga thithja e tymrave.

Specialistët kanë identifikuar nevojën për të përdorur një antibiotik të gjeneratës së fundit që kombinon sulbaktam dhe durlobaktam, një terapi shumë e specializuar dhe jo e përdorimit të zakonshëm. Rajoni i Lombardisë është angazhuar tashmë për të siguruar, në kohën më të shkurtër të mundshme, importimin e tij nga kompania prodhuese jashtë vendit dhe, në pritje të mbërritjes së ilaçit, është nisur gjithashtu edhe sigurimi i tij pranë strukturave spitalore në territorin kombëtar”, ka deklaruar këshilltari rajonal për Mirëqenien Guido Bertolaso.