Totenham-Ajintrakt i besohet Marciniakut, por UEFA zëvendëson nga “VAR” polakun e çështjes “Alvarez”

Szimon Marciniak do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes mes Totenhemit dhe Ajntraktit të Frankfurtit, por në VAR nuk do të ketë kolegun e tij, me të cilët punon bashkë që prej Botërorir Katar 2022.
Tomasz Kviatkovski nuk ka udhëtuar drejt Londrës për ndeshjen e sotme. UEFA nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përgjegjësi i golit të anuluar të Julian Alvarez në “Metropolitano” mes Atletikos dhe Realit do të zëvendësohet nga spanjolli Alejandro Hernández Hernández.