“Topin e Artë 2025”, FSHF zbulon katër futbollistët e nominuar

Topin e Artë 2025”, FSHF

Në mbrëmjen Gala që do të organizohet nga FSHF më 15 dhjetor, një nga çmimet më të rëndësishëm është “Topi i Artë 2025” për kategorinë djem.

Ky trofe do të diskutohet këtë vit mes katër futbollistëve të nominuar, ish-sulmuesi i Dinamo City-t, autori i shumë golave me kryeqytetasit, Baton Zabërgja.

Një tjetër i nominuar është sulmuesi i Vllaznisë, fituesi në fuqi i Topit të Artë, Bekim Balaj.

Po ashtu, futbollistët shqiptarë kanë nominuar edhe sulmuesin e Dinamo City-t, Dejvi Bregu si edhe portierin e Egnatias, Mario Dajsinani.