“Topi i Artë 2025″/ Trofeu “Talenti i Vitit për vajza”, njihuni me katër lojtaret e nominuara

Talenti i Vitit për vajza

Përveç “Topit të Artë” e “Këpuca e Artë” për vajza, një tjetër trofe i rëndësishëm do të jepet për të nderuar “Talentin e Vitit” në kategorinë e vajzave.

Ky trofe vlerëson dëshirën dhe pasionin e çdo vajze që thyen tabutë dhe dëshiron të realizojë ëndrrën për të qenë pjesë e fushës së blertë.

Të nominuarat për këtë trofe janë katër futbolliste: Albana Malaj, Ambra Reshiti, Klesta Ago, dhe Xhesika Ndoj.

Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit.