Tjetër sherr mes të rinjve në Shkodër  / Policia po heton ngjarjen, nis procedim penal ndaj disa shtetasve

sherr prape

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një 18-vjeçari dhe 9 shtetasve të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen “Ndoc Mazi”.

Nga të dhënat paraprake rezulton se konflikti mes adoleshentëve kishte nisur disa ditë më parë, ndërsa një javë më parë ishte shënuar një tjetër përplasje pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy adoleshentë.

Ndërkohë, po Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj një 17-vjeçari, i cili u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal edhe ndaj një 59-vjeçari, banues në Shkodër, pasi automjeti që kishte parkuar në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor kishte penguar lëvizjen e mjeteve të tjera. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.