Tite merr drejtimin e Cruzeiro, ish-trajneri i Brazilit firmos kontratë njëvjeçare

Tite merr dr

Adenor Tite është emëruar zyrtarisht trajner i Cruzeiro, duke marrë vendin e Leonardo Jardim, i larguar së fundi nga stoli i ekipit brazilian.

Trajneri 64-vjeçar, i njohur për të gjithë që nga koha kur drejtoi kombëtaren e Brazilit, rikthehet kështu në drejtimin e një ekipi pas më shumë se një viti. Për herë të fundit ai kishte drejtuar Flamengon, nga ku ishte larguar në shtator të 2024-ës.

tit

Tite ka firmosur me Cruzeiro një kontratë deri më 31 dhjetor 2026. Ai pritet ta udhëheqë këtë skuadër drejt suksesit, falë eksperiencës së gjatë që ka në futbollin ndërkombëtar.