“Time” shpall arkitektët e AI “Personi i vitit 2025” – Ursula von der Leyen, gruaja më fuqishme në botë sipas “Forbes”

ursula person

Revista amerikane “TIME” titullin “Personi i Vitit 2025” nuk ia dha një njeriu, por  figurës më me ndikim në botë “Arkitektëve të Inteligjencës Artificiale”. Sipas ekspertëve kjo tregon se sa shpejt inteligjenca artificiale dhe kompanitë pas saj, po riformësojnë shoqërinë.

Titulli i dhënë nga “TIME” vjen në kohën kur bumi në teknologji, i nisur nga lançimi i ChatGPT nga OpenAI në fund të vitit 2022, vazhdon të përdoret me ritëm të shpejtë. Kompanitë e mëdha të teknologjisë po investojnë miliarda dollarë në inteligjencën artificiale dhe infrastrukturën mbështetëse të saj në përpjekje për të qenë mbi rivalët.

Në letrën e drejtuar lexuesve, kryeredaktori i “TIME”, Sam Jacobs, shkruan: “Ky ishte viti kur potenciali i plotë i inteligjencës artificiale u shfaq me vrull dhe kur u bë e qartë se nuk do të ketë kthim pas ose tërheqje nga kjo listë.”

Revista këtë vit i kushtoi dy kopertina titullit “Personi i Vitit”, ku në njërën shfaqen inicialet e inteligjencës artificiale të rrethuara nga ekipe punonjësish dhe tjetra e fokusuar tek tetë liderët e  kompanive më të fuqishme të teknologjisë në botë. Përzgjedhja e “TIME” daton që nga viti 1927, kur redaktorët e revistës filluan të përzgjidhnin personin që ishte shfaqur më shumë në titujt kryesorë të gazetave gjatë 12 muajve të fundit.

Ndërkohë prestigjiozja “Forbes” përzgjodhi presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen si gruan më e fuqishme të botës për vitin 2025. Pas saj renditen presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, kryeministrja japoneze Sanae Takaichi, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum.