Thirrja e dytë në mbështetje të bizneseve – Zykaj: Mundësi e mirë për rritjen e cilësisë dhe promovimit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka lançuar në Bashkinë Shkodër thirrjen e dytë në mbështetje të bizneseve. Kjo thirrje është një mbështetje që kjo agjensi ofron për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjesve të vogla dhe të mesme për vitin 2025.
Për drejtoreshën e kësaj agjencie, kjo është një mundësi e mirë për të gjitha bizneset që të përfitojnë fonde që synojnë promovimin dhe rritjen e cilësisë së bizneseve.
Florian Zekja, N/ Kryetar I shoqatës Pro Eksport Albania, shprehet se kjo thirrje është një mundësi shumë e mirë që i ofrohet si mbështetje bizneseve shqiptare.
Nga 1 milion në 1.5 milion lekë të reja është fondi në dispozicion për bizneset për të përfituar nëërmjet kësaj thirrje e cila është e ndarë në disa kategori sipas fushave respektive.
Ajo ka për qëllim mbështetjen e biznesit në promovim, trajnim dhe blerjen e paisjeve teknologjike në shërbim të tyre.