Pas largimit të papritur nga OpenAI vjeshtën e kaluar, inxhinierja shqiptaro-amerikane Mira Murati duket se ka gati një projekt të ri.
Kompania e saj e re për inteligjencë artificiale quhet Thinking Machines Lab dhe kompania thotë se qëllimi i saj është “t’i bëjë sistemet e inteligjencës artificiale më të kuptueshme gjerësisht, të personalizueshme dhe përgjithësisht më të afta”.
Kompania e re premton gjithashtu të paktën një nivel të transparencës publike duke u zotuar të publikojë rregullisht kërkimet teknike. Në një njoftim për shtyp, kompania sugjeron se është ndërtimi i produkteve që ndihmon njerëzit të punojnë me inteligjencën artificiale dhe jo sisteme plotësisht autonome.
“Ne po ndërtojmë një të ardhme ku gjithkush ka akses në njohuritë dhe mjetet për ta bërë IA të punojë për nevojat dhe qëllimet e tyre unike,” thotë deklarata për shtyp.
Murati ka punuar për të krijuar një ekip ëndrrash për këtë start-up të ri, pas përvojës si shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI nga maji i vitit 2022 deri në shtator 2024.
Ajo kohët e fundit rekrutoi bashkëthemeluesin e OpenAI, John Schulman, në krye të kërkimeve. Barrett Zoph, një tjetër ish-lider i OpenAI, është shefi teknologjisë në start-up. Jonathan Lachman, i cili udhëhoqi divizionin e projekteve speciale të OpenAI, i është bashkuar gjithashtu sipërmarrjes së Muratit.
Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…
Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…
Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…
This website uses cookies.