Thertoret e mishit / Preçi:Kemi dyfishuar kontrollet në fundvit

thertore preci

Kjo është një nga 6 thertoret në Qarkun Shkodër.

Shërbimi veteriner ka dyfishuar kontrollet gjatë fundvitit, me qëllim ofrimin e një mishit ë sigurtë për konsumatorët.

Konsumi i mishit rritet ndjeshëm veçanërisht në natën e ndërrimit të viteve, ndaj edhe shërbimet veterinere janë fokusuar tek gjurmimi dhe kontrolli  i produkteve në çdo thertore.

 Sipas tyre, në 6 thertoret janë inspektorët veteriner të cilët bëjnë vulosjen e çdo sasie që është në parametrat e duhura.

Deri më tani nuk ka patur raste të shkeljes së këtyre protokolleve.

Apeli u drejtohet qytetarëve që të zgjedhin pika tregtimi të liçensuara për të marrë furnizimet e nevojshme pasi vetëm këto pika tregtimi kanë kaluar kontrollet e nevojshme si nga shërbimi veteriner po ashtu edhe nga AKU.