Categories: LajmePolitikë

Tensione në Kuvend, Rithemelimi kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD, përjashtohet Noka. Spiropali: Ushtri e turpit

Tensionet dhe debatet në seancën plenare të kësaj të enjte (6 qershor) kanë detyruar kryeparlamentaren Lindita Nikolla të ndërpresë 3 herë punimet. Debatet erdhën pasi deputetët e Rithemelimit kërkuan futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në grupin parlamentar të PD-së.

Kërkesa e tyre u refuzua nga Nikolla, me argumentin se ka një vendim partie për përjashtimin e tij nga grupi i PD-së. Megjithatë kjo nuk u pranua nga deputetët e Rithemelimit, të cilët hodhën akuza mbi kryeparlamentaren Nikolla.

Debatet u përshkallëzuan pasi deputetët e Rithemelimit bllokuan foltoren, ndërsa Ministrja Elisa Spiropali u përgjigj duke i quajtur “ushtri e turpit”.

Kjo që po bëni ju nuk quhet opozitë, ka vetëm një emër, ushtria e turpit të opozitarëve pa ide pa atdhe. Të vini këtu dhe të bllokoni foltoren, të fyeni… Nuk është hera  e parë që ansambli utopia e ka bërë këtë. Është më mirë të dilni jashtë dhe të shtoni numrin e protestuesve”, tha Spiropali.

Nikolla mori vendimin për përjashtimin e deputetit Flamur Noka nga seanca duke e akuzuar për përdorimin e një “gjuhe të pahijshme”.

Debati i plotë.

Noka: Zonja përfaqësues e narkoshtetit se si funksionon grupi I PD e vendos ky grup dhe shkresat përcillen me firmën e kryetarit të PD se si funksion narkoshteti e vendos kreu i narkoshtetit dhe ju nuk keni asnjë autoritete

Nikolla: Të jap vërejtje

Noka: Atë përjashtimin bëje. Seç bëhet me narkoshtetin e diskutoni dhe e vajtoni ju, por aty jashtë janë shqiptarë që po diskutojnë për narkoshtetin tuaj pasi na keni bërë për turp dhe na keni kthyer në objekt diskutimi në gjithë Evropën.

 NIkolla: Kjo nuk është procedurë, e drejtoj unë seancë.

Noka: Zonjë para se të fillojnë diskutimet këtu merr në konsideratë kërkesën që ka paraqitur kryetari i grupit të PD. Kushtetua përcakton rregullat se si një deputete është anëtar i një grupi. Narkoshteti ka rregulla e Kushtetutë tejet. Mos kujto se ti do shpëtosh se po shkel Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Je një përfaqësues e dinjitoze e narkoshtetit dhe fytyra e turpit e këtij parlamenti. Sali Berishën askush nuk e ndalon dot të jetë deputet i Shqipërisë për sa kohë ka dalë nga lista e PD. PD nuk të pyet as ty si zëvendëse e narkoshtetit.

Nikolla: Kush ka dalë me vendim partie nuk mund të futet me vendim grupi.

Noka: Dil lexoje këtu një ligj që nuk ju lejon të kthehet Berisha

Nikolla: Jeni i përjashtuar nga seanca për gjuhë të pahijshme që bëni. Lini sallën e kuvendit. Ti mua nuk më kërcënon dot dhe nuk më intimidon dot, turp të kini, jeni i përshtatura lini sallën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet Kuvendi, të hënën deputetët mblidhen për seancën më të afërt plenare

Rikthehen punimet e Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes për gati 7 javë për shkak të…

30 minutes ago

Finalja e Champions, Inzaghi: Duam t’u japim një gëzim të madh tifozëve tanë

Dhjetë ditë para finales së Mynihut, është koha që Simone Inzaghi të shikojë etapat që…

37 minutes ago

Përmbytje masive në Francë, tre viktima dhe dëme të mëdha pas reshjeve të dendura

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet…

49 minutes ago

Tottenham- Manchester United në RTSH, sot kurorëzohet “mbretëresha” e Europa League

Tottenhami dhe Manchester United do të përballen sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin…

2 hours ago

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor / Sekja: Rreth 3500 pakica malazeze në harmoni me jetesën në Shkodër

21 maji shënonn Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor. Në Shkodër mendohet se jetojnë rreth 3500…

2 hours ago

Vermosh, në zemer  të Alpeve – Turistët vlerësojnë bukuritë dhe mikpritjen e banorëve

Vermoshi  është një ndër mrekullitë natyrore e klimaterike që Malësia E Madhe e ka në…

2 hours ago