Tensione në Kuvend, opozita zë vendet e ministrave, pengon nisjen e seancën plenare

vend, opozita

Tensione pak para nisjes së Kuvendit. Deputetët e opozitës kanë penguar nisjen normale të punimeve të seancës plenare, duke u ulur në vendet e ministrave të qeverisë.

Kjo situatë ka shkaktuar debate mes mazhorancës e opozitës, të cilat kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për veprimet e njëra-tjetrës.

Opozita, e cila ka kundërshtuar disa nga politikat e qeverisë, ka përdorur këtë veprim si një formë proteste ndaj vendimeve të fundit të ekzekutivit. Ndërkohë, mazhoranca ka kërkuar që seanca të zhvillohet sipas rregullave të paracaktuara, duke theksuar se çdo veprim i kundërt është një tentativë për të bllokuar funksionimin e Kuvendit dhe për të penguar zhvillimin e punimeve të tij.

Ky moment tensioni vjen në një kohë kur Kuvendi pritet të shqyrtojë një sërë ligjesh dhe projektvendimesh të rëndësishme.