Temperaturat e larta / Shtëpia e të Moshuarve “freskohet” në Shirokë
Mes ajrit të freskët, bukurive të zonës dhe kujtimeve të viteve të shkuara, të moshuarit tregojnë se ndjejnë nostalgji sa herë vizitojnë Shirokën.
Sinkr..të moshuar
Krahas shëtitjeve, stafi ka ndërmarrë një sërë masash me qëllim mbrojtjen e shëndetit të të moshuarve.
Ekspozimi në diell është i ndaluar nga ora 13:00 deri në orën 17:00
Shiroka nuk është i vetmi vend ku të moshuarit do të vizitojnë, pasi klubi i futbollit Vllaznia ka ofruar bileta falas që të moshuarit të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës.
Vazhdimisht, gjatë verës, Shtëpia e të Moshuarve organizon aktivitete dhe udhëtime të ndryshme, duke e bërë edhe më të larmishëm qëndrimin e të moshuarve në këtë institucion.
