Java e fundit e kampionatit të rregullt në “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën në orën 16:00. Skënderbeu, Tirana, Teuta dhe Dinamo City do të luftojnë deri në minutën e fundit për vendin e katërt në “Final Four”.
Skënderbeu do të përballet në stadiumin “Loro Boriçi” me Vllazninë. Korçarët kërkojnë fitoren për të siguruar vendin e katërt, ndërsa kuqeblutë synojnë triumfin për të shpresuar deri në fund për vendin e dytë në kampionat.
Në “Egnatia Arena” do të luhet ndeshja Egnatia – Tirana. Kryesuesit e “Abissnet Superiore” me fitoren e fundit ndaj Dinamo City siguruan vendin e parë dhe vijnë të qetë në këtë sfidë, ndërsa bardheblutë luajnë vetëm për fitore, për të shpresuar deri në fund për “Final Four”.
Në “Niko Dovana” do të zhvillohet një tjetër përballje e fortë mes Teutës dhe Dinamo City. Objektivi i të dyja skuadrave është vetëm fitorja.
Partizani në “Arenën e Demave” do të synojë fitoren e pestë radhazi ndaj Erzenit për të siguruar edhe vendin e dytë në kampionat, ndërsa në Laç do të luhet sfida Laçi – Kukësi.
Votat e ardhura nga diaspora në Greqi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit…
Nga Tirana, ku po marrin pjesë në samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr…
Krerët e 47 shteteve dhe qeverive, si dhe të institucioneve të BE-së, nisën të premten…
Gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 69-të Festivalit Europian të Këngës u mbyll mes emocionesh,…
“Nga pasioni te profesionini” ishte tema e nje projekti qe aspirantet per shkollen e drejtoreve…
Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…
This website uses cookies.