Të shtëna me armë zjarri pas një sherri në një lokal në Prishtinë, humb jetën 1 …

Te shtena me arme zjarri pas nje sherri ne nje

Te shtena me arme zjarri pas nje sherri ne nje

Të shtëna me armë zjarri pas një sherri në një lokal në Prishtinë, humb jetën 1 person, 20 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Prishtinë.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Rexhep Luci”, pak para mesnate, ndërsa viktimë ka mbetur një 39-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital mëngjesin e kësaj të shtune.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në lokal mes disa personave, që degjeneroi deri në përdorimin e armëve. Si pasojë e të shtënave, 4 prej tyre morën plagë nga arma e zjarrit dhe u dërguan në spital. Fatkeqësisht 39-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa ndërroi jetë në spital. Ndërkohë një person tjetër i dyshuar për ngjarjen është shpallur në kërkim.

17 personat e tjerë që mbetën të lënduar, morën plagë nga thyerja e shisheve apo gotave të qelqit.

Te shtena me arme zjarri pas nje sherri ne nje

Burimi