Të shtëna me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës, raportohet për 2 viktima

ka viktima

Shkodra është tronditur mesditën e sotme nga një atentat me armë zjarri.

Nga informacionet paraprake, korrespondenti i RTSH raporton se dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasoja e të shtënave me armë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dobraç’’, pranë zonës së ish- lapidarit të 5 heronjve.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.