Të rinjtë kundër dhunës – Aktiviteti ndërgjegjësues “Thyejmë heshtjen” në kuadër të ditëve të aktivizmit
![te rinjte kunder dhunes](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/12/te-rinjte-kunder-dhunes.jpg?fit=1024%2C701&ssl=1)
Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore kanë pak ditë që kanë përfunduar, por mesazhet e të rinjve shkodrane kanë rikthyer vëmendjen drejt kësaj plage të shoqërisë.
“Thyejmë heshtjen”, kështu u titullua aktiviteti ndërgjegjësues i realizuar në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” nga Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” në bashkëpunim me ZVAP Shkodër.
“Lufta kundër dhunës nuk duhet të ndalet në asnjë ditë të vitit” ishte mesazhi që u dha në nisje të aktivitetit nga organizatorët.
“Edukimi i brezave të shoqërisë është pjesë e rëndësishme në parandalimin e dhunës”, u shpreh Kadija, drejtuesja e ZVAP Shkodër.
Në aktivitet u përfshinë të rinjtë e 14 shkollave të mesme të Shkodrës.
Performancat më të mira artistike u vlerësuan me çmime nga ana e jurisë.