Të rinjtë i besojnë arsimit profesional / Shkolla profesionale “Ndre Mjeda” përgatit brezin e ri për tregun e punës

shkolla ndre mjeda bushat

Të rinjtë e shohin arsimin profesional si një mundësi reale punësimi në të ardhmen. Aktualisht, rreth 120 të rinj frekuentojnë shkollën profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat.

Ata shprehen se e kanë zgjedhur këtë drejtim pasi u ofron aftësi praktike dhe përgatitje konkrete për tregun e punës.

Ndërsa disa prej tyre kanë si ëndërr që në të ardhmen të hapin një klinikë veterinare dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit ku jetojnë.

Me drejtimet në bujqësi, veterinari dhe teknologji ushqimore, kjo shkollë u mundëson të rinjve të thellojnë njohuritë e tyre në këto sektorë.Këto degë u japin të rinjve mundësinë të pajisen me njohuri teorike dhe aftësi praktike, duke i përgatitur për punësim ose për hapjen e bizneseve të tyre në të ardhmen.