Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

sytari 21

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më shumë kohë me familjen dhe fëmijët e tyre.

Mungesa e një marrëdhënee të hapur çon këta të fundit edhe në konsumimin e duhanit apo lëndëve të ndaluara.

Edhe për varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale Myftiu këshillon prindërit që të gjejnë gjuhën e komunikimit për t’i larguar nga kjo varësi.

Më shumë përkushtim dhe kohë e kaluar me familjen, sjell fryte nesër tha myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari.