Të paktën 50 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës

Të paktën 50 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë në një prononcim ditën e diel.
Duke i dhënë fund një armëpushimi dy mujor, forcat e armatosura izraelite rifilluan operacionet e tyre në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës më 18 mars, në mënyrë që të detyrojnë — sipas qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu — Hamasin të lirojë dhjetëra pengje që mban ende pas bastisjes së tij të paprecedentë në pjesën jugore të territorit izraelit më 2023 tetor.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se, “pesëdhjetë viktima u regjistruan për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi deri më tani,” tha për AFP Mohammed al-Mugair, një zëdhënës i mbrojtjes civile në enklavë.
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit raportoi sërish për numrin e viktimave të luftës, ku sipas saj është konfirmuar se qindra njerëz të zhdukur janë të vdekur.
Sipas saj, raportohet se janë 52,243 të vdekur në rajonin bregdetar që nga 7 tetori 2023.
Sipas asaj që shpjegoi ministria në një deklaratë, thuhet se, deri më tani, janë gati shtatëqind njerëz të zhdukur.
“Familjet e tyre i kishin raportuar ata të zhdukur, por trupat e tyre u gjetën më vonë, ose nën rrënoja, ose në zonat ku ekipet tona nuk kishin mundur të hynin për shkak të pranisë së ushtrisë izraelite,” tha ai.