Takimet e Ramës me diasporën/ Bardhi kërkesë SPAK të nis hetimin: nga PS!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është drejtuar me një letër presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ku i kërkon që të garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Bardhi kërkon nga presidenti që të “ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.
Ai shprehet se ka depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimin dhe ndjekjen penale të Edi Ramës, Ballës, Igli Hasanit dhe ambasadorëve të konstatuar në takimet e Ramës me diasporën.
“Po sot kam depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimim dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal”, shkruan Bardhi.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:
Sot i jam drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës si Kreu i Shtetit.
Heshtja dhe mungesa e reagimit të Presidentit të Republikës për veprimin kriminal të mazhoranës qeverisëse dhe Trupit Diplomatik, perceptohet si mesazh i qartë që Presidenti e mbështet këtë aktivitet të paligjshëm, dhe mbi të gjitha mbështet shkrirjen në një të shtetit dhe partisë në zgjedhje.
Po sot kam depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimim dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal.
Kristjan Asllani ka një shans të artë të shtunën pasi në Mynih mund të bëhet…
Primoz Roglic është tërhequr nga gara për fanellën rozë të “Giro d’Italia 2025”. Çiklisti slloven…
Bashkimi Evropian është i vendosur të avancojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe të…
Një shtetas malazez që ka hyrë në territorin e Shqipërisë ditën e djeshme, ka humbur…
Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” nisi zyrtarisht në orët e para të mëngjesit të sotëm.…
Ngjirja e zërit dhe kollitja e vazhdueshme mund të jenë shenja të laringitit kronik. Një…
This website uses cookies.