“Takim me maturantin” – Fakulteti Ekonomik pret maturantët në një ditë informuese

takimi maturantin

Aktiviteti  “Takim me maturantin”, i organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës, ishte konceptuar si një hapësirë orientuese ku vetë studentët aktualë të tre degëve të këtij fakultetit prëzantuan para maturanteve të shkollave të Shkodrës eksperiencat e tyre akademike dhe mundësitë që u ofrohen në tregun e punës.

Për vitin e ardhshëm akademik, Fakulteti Ekonomik vjen me oferta të reja akademike dhe programe të reformuara për të tre degët e tij: Administrim Biznesi, Financë dhe Turizëm.

Ekonomiku është një ndër fakultetet më të konsoliduara të Universitetit të Shkodrës.

Aktualisht, në  tri degët e këtij fakulteti studiojnë rreth 400 studentë.