Tabaku kritike ndaj buxhetit 2026: Lihen në harresë bujqësia dhe arsimi

Tabaku kritike nd

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur kritika ndaj buxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të orientuar drejt një pakice, ndërsa sektorët kryesorë të ekonomisë sipas saj mbeten të pambështetur.

E ftuar në studion e RTSH24, Tabaku tha se një nga çështjet më problematike është falja e borxheve të prapambetura.

Shqetësimet kryesore për buxhetin lidhen me dy drejtime, i pari paketa fiskale sjellë disa ligje dhe politika të reja që janë shumë të debatueshme. Shlyerja e borxheve është një prej tyre, ku qeveria fal borxhet e prapambetura dhe kjo hap një rrugë për pastrimin e parave. Pjesa më e madhe e bizneseve të vogla kanë falimentuar, kjo është e padrejtë ndaj atyre bizneseve që kanë paguar“, tha Tabaku.

Ajo kritikoi gjithashtu “paqen fiskale”, një marrëveshje mes qeverisë dhe bizneseve për ulje të normave të taksave në këmbim të pagesës së menjëhershme të detyrimeve.

Shumë e diskutueshme është edhe paqja fiskale që qeveria do të bëjë që është një marrëveshje me bizneset për të patur një normë më të ulët të taksave në vijim, në kompensim të pagesës së tatimit menjëherë. Kjo i hap rrugë pastrimit të parave dhe do të dekurajojë në të ardhmen pagesën e taksave dhe kjo është bombë me sahat për buxhetin e shtetit”, u shpreh Tabaku.

Deputetja theksoi se buxheti nuk parashikon politika të reja për bujqësinë, fermat dhe sektorët prodhues, të cilët sipas saj po përballen me vështirësi serioze.

Nuk ka asnjë politikë të re për fermën dhe fshatin dhe ka edhe një problematikë shumë të madhe sa i përket disa sektorëve të veçantë që sot janë duke vuajtur si fasoneria, nuk ka asnjë nxitje për këtë, bujqësia.  Lihen mangët sektorë kryesorë, përshembull bujqësia do të ketë 2.3% të PBB, 2.9% arsimi dhje janë sektorë kryesorë të cilët kanë një mungesë të theksuar fondesh. Buxheti i drejtohet një pakice, ndërkohë që shtresa e mesme dhe biznesi i vogël duket sikur janë lënë në harresë. Qeveria ka rritur pagën minimale dhe si rrjedhojë janë rritur në zinxhirë taksat për shtresën e mesme”, theksoi Tabaku.