“Ta tham n’Shkodër” ! – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” !
Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me synim nxitjen e diskutime të hapura dhe frymëzuese.
Ky cikël takimesh sjell personalitete të njohura nga fusha të ndryshme, jo vetëm nga Shkodra, por edhe më gjerë, për të ndarë përvojat dhe sukseset e tyre me të rinjtë.
Edicioni i parë, i zhvilluar këtë të enjte, kishte në qendër temën “Fuqia e Fjalës: Si të komunikojmë për të ndërtuar të ardhmen”, ku e ftuara ishte ekspertja e komunikimit, Arlinda Çausholli.
Ajo ndau me të rinjtë rëndësinë e komunikimit efektiv në formësimin e së ardhmes personale dhe profesionale.
Kjo nismë është organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër.
Gjatë nëntë edicioneve të planifikuara, të rinjtë do të kenë mundësinë të mësojnë nga eksperiencat e figurave të shquara në fusha si edukimi, shkenca, arti, sporti e më gjerë.