Sytari vlerëson Hasan Riza Pashën / Myftiu i Shkodrës tha se në mbrojtjen e Shkodrës luajtën rol edhe besimtarët myslimanë

imam sytari

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka mbajtur sot hytbenë e Xhumasë në Xhaminë e Parrucës.

Gjatë fjalës së tij , Myftiu Sytari u ndal në përkujtimin dhe vlerësimin e figurës sëHeroit të Shkodrës, komandantit Hasan Riza Pasha, i cili dha një kontribut të çmuar në mbrotjen e qytetit gjatë rrethimit nga forcat serbo-malazeze.

Nisur nga vlerat e kësaj figure, Myftiu Sytari theksoi se e kemi për detyrë të përkulemi  me respekt para kësaj simbolike të Shkodrës, ndërkohë që vuri në dukje se, nëse do të kishte një shtatore do të duhej që shtatorja më e spikatur duhet të ishte ajo e komandantit dhe valiut Hasan Riza Pasha.

Në fund të fjalës së tij,  Muftiu Sytari ftoi bësimtarët që lutjen e Xhumasë t’ia kushtonin komandantit Hasan Riza Pasha  dhe të gjithë burrave të mëdhënj, që gjatë gjithë jetës së tyre kontribuan për të mirën e fesë dhe atdheut.