Superkupa e Italisë: Interi dorëzohet, Bologna në finale me Napolin
Bologna mposht Interin pas gjuajtjeve të penalltive dhe i bashkohet Napolit në finalen e Superkupës së Italisë, e cila është planifikuar të zhvillohet të hënën në orën 20:00. Një gol i shpejtë nga Thuram hapi një ndeshje të tensionuar dhe të luftuar fort, duke përfituar nga një lëvizje brilante e Bastonit pas më pak se dy minutash për të finalizuar nga afër.
Megjithatë, kuqeblutë nuk u dorëzuan, duke reaguar duke bërë lojën e tyre me shumë zell dhe pak pas gjysmë ore lojë ata gjetën barazimin e merituar falë penalltisë së akorduar nga Chiffi (pas një rishikimi në monitor) për një prekje me dorë në zonë nga Bisseck dhe të shndërruar në gol nga Orsolini.
Në pjesën e dytë, Interi e rriti ritmin, krijoi disa raste të mira dhe më pas festoi kur Chiffi akordoi një penallti për faullin e Heggem ndaj Bonny. Por një thirrje në monitor çoi në përmbysjen e vendimit fillestar. Zikaltërit ishin pranë kalimit të epërsisë disa herë me një seri goditjesh të rrezikshme, por nuk arritën ta thyenin murin e Bolognas. Në fund 1-1, ndeshja shkoi te penalltitë.
Penalltitë ishin një festival gabimesh, por goli vendimtar u shënua nga Ciro Immobile, duke e mbajtur gjallë ëndrrën për të fituar një tjetër trofe në këtë vit ëndrrash, vitin 2025.
Gjuajtjet e penalltive:
Lautaro (I) – gol
Ferguson (B) – gol
Bastoni (I) – jo
Moro (B) – jo
Barella (I) – jo
Miranda (B) – jo
Bonny (I) – jo
Rowe (B) – gol
De Vrij (I) – gol
Immobile (B) – gol
