Sulmet mes Izraelit dhe Iranit-Britania e Madhe s’ka në plan të ndihmojë në mbrojtjen e Izraelit

Britania e Madhe nuk ka në plan të ndihmojë në mbrojtjen e Izraelit pas kundërpërgjigjes së Iranit teksa Izraeli sulmoi gjatë natës pikat e centraleve bërthamore iraniane.
“Burimet e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk ka ndonjë plan në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit, por kjo mund të ndryshojë përgjatë ditës”, raportojnë mediat izraelite.
Kur në tetor të vitit 2024, Irani sulm me raketa balistike Izraelin, Britania tha se dy nga avionët e saj luftarakë luajtën rol kryesor në përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, por që avionët nuk përfshinin ndonjë objektiv.
Britania nuk ishte e përfshirë në sulmet e Izraelit kundër objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane brenda natës dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer u ka kërkuar të dy palëve të ndalen në sulmet e tyre dhe t’i kthehen diplomacisë.
Zyra e jashtme e Britanisë së Madhe dhe Ministria e Mbrojtjes nuk u përgjigjen menjëherë një kërkese për koment nga ana e mediave izraelite për ndonjë përfshirje të mundshme britanike në mbrojtjen e Izraelit. Gjithashtu, nuk ka pasur reagim as nga ambasada britanike në Izrael.