Sulmet mes Izraelit dhe Iranit, Britania e Madhe: Jemi të alarmuar nga përshkallëzimi i konfliktit

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe David Lammy ka deklaruar se ai është “ i alarmuar nga konflikti që është përshkallëzuar midis Izraelit dhe Iranit.
“Jemi të alarmuar nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme brenda natës, ku janë raportuar viktima dhe të plagosur në Izrael. Ne duhet të de-eskalojmë urgjentisht dhe të parandalojmë dëmet e mëtejshme për civilët”, shkroi Lammy në X, duke shtuar se ai kishte folur me homologun e tij iranian Abbas Araghchi “për të nxitur qetësinë”.

Tre civilë u vranë dhe 70 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmit me raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit.
Nga ana tjetër, Teherani nuk ka dhënë një numër të azhurnuar të vdekjeve si pasojë e sulmeve me raketa të Izraelit që goditën infrastrukturën e tij ushtarake dhe bërthamore.
Sipas mediave britanike, Britania e Madhe nuk ishte lajmëruar paraprakisht nga Izraeli mbi sulmin që ky i fundit do të ndërmerrte ndaj Iranit për të goditur pikat ushtarake dhe infrastrukturën mbi të cilën sipas Izraelit, Irani po punon për prodhimin e armëve bërthamore.