Sulmet izraelite- Vritet gjeneralmajori Hossein Salami dhe figura të tjera ushtarake e civile të Iranit

Gjeneralmajori Hossein Salami dhe figura të tjera ushtarake dhe civile mbetën të vrarë nga sulmet e raketave izraelite në Teheran.
Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi të premten në mëngjes se gjeneralmajori Salami ishte vrarë në sulmet izraelite gjatë natës.
IRGC në një deklaratë për shtyp theksoi konfirmoi vdekjen e gjeneralmajorit Salami.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, IRGC dhe degët e tjera të Forcave të Armatosura, së bashku me forcat nga Umma Islamike, ishin të gatshëm të jepnin një përgjigje të fortë ndaj Izraelit.
Tasnim shpjegon se Mohammad-Mehdi Teheranchi, një shkencëtar bërthamor dhe president i Universitetit Islamik Azad, dhe Fereydoun Abbasi, gjithashtu shkencëtar bërthamor dhe ish-kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite.
Gjithashtu sipas Tasnim, Komandanti i Selisë Khatam al-Anbia, gjeneralmajor Gholamali Rashid u vra nga raketat izraelite.
Në sulmin e tij gjatë natës, Izraeli goditi edhe vende të tjera brenda dhe afër kryeqytetit, Teheran, si dhe në qytete të tjera.