Suksesi i Bekim Balajt në “Studio Sport” – Në fokus edhe Vllaznia e Superiores, suksesi i atletikës dhe lojrat me dorë

bekim balaj 30

Suksesi i kapitenit të Vllaznisë Bekim Balaj me fitimin e tre trofeve të ceremonisë Gala “Topi i Artë 2024” ka marrë vemendjen më të madhe të emisionit “Studio Sport”, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra.

 Ish – kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, i panishëm në këtë ceremoni flet me supelativa për figurën e Bekim Balajt.

Ndërkohë, trajneri i atletikës Dori Tafa, ka komentuar suksesin më të fundit të Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar Dimëror Individual zhvilluar në Elbasan.

Lojrat me dorë, si dhe problematika e kushteve stërvitore për ekipin e volejbollit U18 kanë ardhur në komentin e trajnerit të volejbollit, Darian Tafa.

Pjesë e emisionit “ Studio Sport” ishte edhe turneu miqësor i futbollit të moshave në mes Akademisë Futbollit Vllaznia dhe Klubit të Futbollit, Gjakova.