Stuhi bore në pjesën qendrore të SHBA

Stuhi bore

Stuhi bore

 
Disa shtete në pjesën qendrore të SHBA u goditën gjatë natës duke u gdhirë e martë nga stuhitë e mëdha të borës. 

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA parashikoi 20 deri në 30 centimetra borë në Kolorado, Miçigan, Kansas, Nebraska, Misuri, Ilinoisi dhe në pjesën më të madhe të Ajouas. 

Meteorologët paralajmëruan drejtuesit e automjeteve se mund të përballen me kushte të rrezikshme udhëtimi për shkak të borës së madhe, duke shtuar se erërat e forta mund të krijonin stuhi të rrezikshme dhe ndërprerje të energjisë elektrike. 

Disa shkolla dhe gjykata federale u mbyllën në Kansas dhe Nebraska për shkak të motit të keq. Një pjesë e madhe e autostradës në Nebraska por edhe në Kansas u mbyll për shkak të stuhive të borës.