“Studio Sport” në RTSH Shkodra / Vata, Causheviq dhe Fishta, komplimentojnë fitoren e Vllaznisë ndaj Egnatias
Ish- kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata, mysafiri nga Ulqini Misho Causheviq, një nga basketbollistët më të mirë të ish Jugosllavisë, dhe gazetari sportiv, Seno Fishta, ishin pjesë e panelit të emisionit Studio Sport, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra.
Në analizën që ato i bënë ndeshjes Vllaznia-Egnatia, komplimentuan lojën e ekipit, i cili në këtë fillim viti po bën një paraqitje dinjitoze.
Me këtë interes në këtë emision ishte edhe lidhja e drejtpërdrejtë me drejtorin e Vllaznisë në futsal, Arben Xhaferi, i cili nga Ulqini komentoi ndeshjen gjysmëfinale të kuqebluve duke shprehur rezerva për gjykimin, ndërkohë pati hapësirë edhe për fitoren e Vllaznisë në basket meshkuj me Teutën, si dhe Kampionatin e Bilardos.
