“Studio Sport” në RTSH Shkodra / Futbolli dhe homazhi për ish- drejtuesin e sportit shkodran Bahri Asllani në fokus
Studio Sport, emisioni që vjen si zakonisht çdo të mërkurë në ekranin e RTSH Shkodra, krahas futbollit, atletikës, basketbollit, futbollit femra dhe kategorisë së dytë, këtë radhë kishte në fokus nderimin për ish drejtuesin e sportit shkodran Bahri Asllani, ndarë nga jeta në Amerikë, ndërkohë që komuniteti shkodran vlerësoi figurën e këtij qytetari dhe drejtuesi model të sportit shkodran.
Për ta plotësuar më tej figurën e Bahri Asllanit, RTSH Shkodra, transmetoi në pjesën e dytë të emisionit, një speciale të zgjeruar, ku ndër të tjera, kolegët dhe miqtë e tij të sportit, flasin me superlativa për figurën e tij.
