“Studio Sport” në RTSH Shkodra / Fitorja e Vllaznisë Superiore me Dinamon, futboll femra dhe volejboll, në fokus
Fitorja e Vllaznisë ndaj Dinamos për javën e 20-të të Superiores, mori vemendjen kryesore të emisionit “Studio Sport”, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, ku të ftuar ishin Elvin Beqiri, ish- kapiten dhe trajneri i Vllaznisë, i cili vitet e fundit vazhdon detyrën e trajnerit të futbollit në Kanada, Nikolin Qafarena, kapiten i Vllaznisë në volejboll meshkuj si dhe trajneri i Akademisë Futbollit Vllaznia U19, Edmond Doçi.Pjesë e këtij emisioni ishte edhe futbolli femra, ku me fitoren e thellë 9-0 ndaj Atletik Klub ka hedhur hapin e parë të kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, si dhe kualifikimi i Vllaznisë në volej meshkuj në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
