“Studio Sport” në RTSH Shkodra / Atletika, futbolli dhe mundja në fokus të diskutimeve

Atletika, futbolli dhe mundja, kanë qënë në fokus të emisionit Studio Sport, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra.
Trajneri i atletikës , Bruno Rrotani, foli për suksesin e arritur me atletin e tij Franko Burraj në Evropianin e Sllovenisë.
Ndërkohë, trajneri i Vllaznisë U18, Malvin Meçarovi, u ndal në fitimin e trofeut “Shkodra Summer Cup 2025”.
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Mundjes, Dilaver Cufi, përcolli emocionet e ceremonisë së 75 -vjetorit të veteranit Pal Marku, i nderuar nga Bashkia Shkodër dhe Fedederata Shqiptare e Mundjes me çertifikatë “Mirënjohje”
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe komentet për ndeshjet miqësore të Vllaznisë gjatë ditëve përgatitore sllovene.