“Studio Sport” në RTSH Shkodra – Atletika, futbolli dhe basketbolli në fokus të emisionit

studio sportiii

Emisioni “Studio Sport”, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, ka nisur me lajmin më të freskët, ku suksesin e ekipit të Vllaznisë në atletikë duke u shpallur kampion për kategorinë U20, e ka përcjellë në lidhje të drejtpërdrejt në kthim e sipër nga Elbasani, kryetrajneri kuqeblu, Albert Marashi.

Më pas diskutimet janë përqënduar tek fillimi përgatitjeve të Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik., si dhe miqësorja e planifikuar me datë 14 qershor në mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Vllaznia Elite në Milano, për të cilën foli në lidhje direkte nga Italia, presidenti i Vllaznia Elite, Benard Gjekaj.

Një lajm shumë i mirë është zhvillimi i Kampionatit Europian të basketbollit U16 në Shkodër, për të cilën foli trajneri i basketbollit Antonio Shabani, njëkohësisht edhe specialist i sportit në Bashkinë Shkodër.