“Studim për muzikologjinë psikoanalitike” – Libri është kontribut shkencor dhe artistik i muzikologut Qamil Gjyrezi

qamiliiii

Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.

Pas një pune 20-vjeçare, kjo vepër vjen si një kontribut shkencor dhe artistik për lidhjen ndërmjet psikoanalizës tradicionale dhe psikoanalizës së muzikës.

Falë kontributit shumëvjeçar në degën e psikologjisë në fakultetin e shkencave të edukimit të UNISHK , në lëndën e terapisë muzikore dhe performancës, Gjyrezi e ka ndarë këtë përvojë me lexuesit.

Muzikologu Gjyrezi ndau për të pranishmit një pjesë të studimit të tij në këtë fushë. Tingujt e violinës nga mjeshtri Anton Kaftalli shoqëruan këtë takim me karakter studimor.