Studentët dhurojnë gjak për talasemikët – Studentët e quajnë një akt human dhurimn e gjakut për fëmijët talasemik

dhurim gjaku per talasemiket

Kryqi i Kuq Shkodër ka zhvilluar seancën e radhës të dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

 Kësaj here, dhurimi i gjakut u bë në fakultetin Ekonomik, ku pati pjesëmarrje të konsiderueshme të studentëve, të cilët i bashkohen kauzës për Talasemikët.

 Nevojat për transfuzion gjaku janë të mëdha,jo vetëm për pacientët që vuajnë nga Talasemia, por edhe për raste të sëmundjeve të ndryshme

Studentët e quajnë një akt human dhurimn e gjakut për fëmijët talasemik.

Pothuajsë çdo muaj, studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i bashkohen seancave vullnetare të dhurimit të gjakut në ndihmë të personave që vuajne nga Talasemia.