Strehimi Social, Gonxhja: Mbështetje 24 familjeve në nevojë në Vaun e Dejës

Screenshot-2024-12-16-092905-696x399

Në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social u është ofruar ndihmë 24 familjeve në nevojë në Bashkinë e Vaut të Dejës vetëm për vitin 2024.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se përmes financimit të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me bashkinë e Vaut të Dejës, janë realizuar investime të rëndësishme në rikonstruksionin e çative të shtëpive dhe rregullimin e rrugëve.

“Ndërkohë që punimet vijojnë, këto investime, që garantojnë siguri dhe dinjitet për banorët, janë dëshmi e një qasjeje të përbashkët për zhvillimin social dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për çdo familje në Vaun e Dejës dhe kudo në Shqipëri”, nënvizon ministri Gonxhja.

Vetë banorët vlerësojnë investimet e kryera jo vetëm për investimet infrastrukturore.

Ky program mbështetet nga fondet e MEKI-së, të cilat i transferohen bashkive që aplikojnë çdo vit për të përfituar financime në projekte që përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe u japin qytetarëve siguri dhe dinjitet. /j.p/