Stiliste që sjell elegancë në çdo veshje / Alma Bekteshi Saraçi e dashuruar me zanatin e saj
Qepja ka qenë dhe mbetet një nga zanatet më të vjetra që lidh kreativitetin me mjeshtërinë.
Përmes viteve, mjeshtret e këtij zanati kanë ruajtur traditën dhe kanë përshtatur teknikat sipas ndryshimeve të modës.
Një ndër to është stilistja Alma Bekteshi Saraçi e cila filloi punën që në moshën 14-vjeçare dhe vazhdon të krijojë me pasion edhe sot.
Alma flet për frymëzimin që merr nga copa stofi të ndryshme, nëse e shikon si model.
Ajo tregon se cilat veshje janë më të kërkuara për t’u qepur gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe cilat ngjyra dominojnë.
Alma shpjegon cilat modele vazhdojnë të përdoren ende sot edhe pse moda ka ndryshuar.
Ajo rrëfen kënaqësinë që i jep ky zanat me të cilin ndjehet e dashuruar.
Krijimet e Almës pasqyrojnë artin dhe përkushtimin në zanatin e qepjes duke sjellë elegancë dhe finesë në çdo veshje.

