Sterkaj takim me pensionistët – Kandidati i PS- së: Jeni frymëzim për rrugëtimin tim në politikë

Kandidati I PS për qarkun Shkodër, Shkelqim Sterkaj, së bashku me kandidiatët e tjerë të Malësisë së Madhe dhe krybashkiakun Tonin Marinaj zgjodhën që të nisin ditën me pensionistët e Malësisë së Madhe.
Kandidati Sterkaj, teksa vleresoi kontributin e tyre ndër breza, tha se janë frymëzim për rugëtimin e tij në politikë.
Të moshuarit vlerësuan punën e bërë në malësi gjatë viteve të fundit si dhe garantuan se Malësia e Madhe do të votojë nr 5 në zgjedhjet e 11 majit.
Votë drejt PS kërkoi edhe kryerbashkiaku Tonin Marinaj.
Mëngjese të tilla do të kthehen në traditë tha kandidati Shkelëim Sterkaj duke mos u kufizuar vetëm në fushë elektorale, ku eksperienca e të moshuarve të sherbejë si udhërrëfyes në punën e tij të përditshme.