Stacioni hekurudhor i Mjedës – Punonjësit e hekurudhës shpresojnë në investimet e qeverisë

stacioni i mjedes

Gati dy dekada më parë stacioni hekurudhor i Mjedës krynte dy funksione, si për udhëtarët ashtu edhe për mallrat e import eksportit.

Sot, ky stacion hesht dhe duket sikur tretet nga dita në ditë.

 Asgjë s’ka lëvizur nga vendi, ndërsa godinat e stacionit janë kthyer në gërmadha.

Deri një vit më parë funksionoi vetëm për besimtarët katolikë nga Shkodra apo Lezha që frekuentojnë kishën e Laçit, gjatë 13 të martave të shenjta.

 Punonjësit e hekurudhës shprehen se me kushtet ekzistente të linjës aktuale nuk mund të vijohet, ndërsa shpresojnë në investimet e qeverisë.

121 kilometra linjë hekurudhore nga Vora në Han të Hotit do të rikonstruktohen me mbështetjen financiare të Komisionit Europian.

Projekti i cilësuar strategjik tashmë është gati dhe po i nënshtrohet dëgjesave publike me bashkitë ku kalon linja hekurudhore.Shqipëria prej vitit 1986 lidhet me rrjetin hekurudhor ndërkombëtar në linjën Shkodër – Han i Hotit – Podgoricë.