Stabilitet, unitet, e ardhme. Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

Rama rezultatin e Partisë S

Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, mblodhi në Shkup liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Europian, për të suportuar zhvillimin e vendeve në periudhën e paraanëtarësimit.

Bashkimi Europian është gati, por janë reformat që çelin dyert. Vetëm rendi, transparenca dhe sundimi i ligjit sjellin përparim. Ky proces nuk është për qeveritë, por është për njerëzit. Këto fonde nuk janë simbolike – janë për qytetarët. Çdo euro duhet të shkojë për diçka të prekshme: një rrugë, energji më të lirë, aplikacion më të thjeshtë për qytetarët.

Për herë të parë në historinë e Europës, nëse e zhvillojmë bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit, mund të arrijmë një bashkimin e Europes tonë – dhe një Europë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dua të jem shumë e qartë: sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk do të qëndrojë aty përgjithmonë. Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm.

Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grupkapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Ju falënderoj për rolin dhe kontributin tuaj në suksesin e këtij procesi të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, mund të arrijmë të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti. Dhe, siç ju thashë edhe dje, mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë,” tha komisionerja Kos.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe konsideron se vendi ndodhet me afër se kurrë anëtarësimit në BE.

Ne jemi shumë krenarë, sepse deri tani kemi përmbushur të gjitha pikat për zbatim dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendar. Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore.

Plani i Rritjes është shumë i qartë. Ne duhet të përmbushim detyrat, sikurse ata. Ky është një instrument shtesë që ka të bëjë me atë që është quajtur integrimi gradual. Kjo po ndodh. Shqipëria po punon shumë mirë,” u shpreh kryeministri Rama për mediet.

Ky takim u mbajt në ditën e parë të marrjes së Presidencës së radhës së BE-së nga Danimarka.

Ndërkohë, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor synon që t’i jap një hov të ri ekonomisë së rajonit dhe të ndihmojë vendet për anëtarësimin në BE. Shteteve të Ballkanit Perëndimor do u akordohen 6 miliardë euro për të financuar reformat dhe investimet, në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital, duke pasur si qëllim rritjen e prosperitetit dhe të stabilitetit në rajon.