Spiropali: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese forcojnë shtetin e së drejtës, në tetor konferencë ndërkombëtare për Reformën në Drejtësi

Elisa Spiropali, merr pjesë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, merr pjesë në prezantimin e Vëllimit të Dytë të “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, përshëndeti në aktivitetin e organizuar nga Gjykata Kushtetuese, me rastin e prezantimit të Vëllimit të dytë të “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”.

Në aktivitet përshëndetën Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sh.T.Z. Silvio Gonzato, Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Sh.T. Z. Michel Tarran, ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, institucioneve të drejtësisë, politike dhe qeveritare, përfaqësues nga institucione të pavarura, organizata profesionale, universiteteve, ekspertë dhe gazetarë.

Kryeparlamentarja tha se Shqipëria ndodhet sot në një momentum të rëndësishëm historik në rrugëtimin drejt forcimit të institucioneve demokratike, anëtarësimin ne familjen europiane dhe rritjen e prestigjit ndërkombëta

Spiropali, në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet deklaroi se, në tetor të këtij viti do të mbahet një Konferencë Ndërkombëtare me fokus Reformën në Drejtësi.

“Po ndaj me ju një lajm të rëndësishëm: Në tetor 2025, me rastin e 70-vjetorit të Komisionit të Venecias dhe 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, përvjetor i shënuar dje më 13 Korrik, Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë në Tiranë një konferencë ndërkombëtare, e cila do të fokusohet në reformën në drejtësi, reformën zgjedhore dhe drejtësinë kushtetuese.

Spiropali gjithashtu vlerësoi rolin kyç të Gjykatës Kushtetuese në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe theksoi se, vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm historik.

“Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, forcimin e kushtetutshmërisë, zbatimin e ligjit, luftën ndaj pandëshkueshmërisë dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut – për një drejtësi të pavarur, të ndershme dhe profesionale, të ndërtuar mbi fakte, prova dhe standarde ligjore, integritet jo mbi perceptime apo interesa.

Transformimi i sistemit të drejtësisë duhet të përkthehet në përmirësimin e aksesit të qytetarëve në drejtësi, garantimin e sigurisë juridike dhe uljen e kohës së trajtimit të çështjeve, një sfidë që kërkon angazhim të menjëhershëm dhe të gjithanshëm.

Spiropali theksoi rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese në formimin e shtetit të së drejtës.

“Vendimet e GJK janë edhe një kontribute të forcimit të shtetit të së drejtës në tërësi. Ky vëllim vijon punën e nisur me botimin e parë dhe ofron në instrument të vlefshëm për kuptimin, analizën dhe zbatimin e vendimeve kushtetuese në praktikën institucionale dhe ligjore të vendit tonë”, tha kryetarja e Kuvendit.

Vëllimi i Dytë i Udhërrëfyesit të Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, vijon spiropali,  është një dokument i rëndësishëm me vlera njohëse për konsistencën e vendimmarrjes së Gjykatës, përmbajtjen dhe cilësinë e vendimeve të saj si edhe me dobi praktike, si  burim e referencë për çështjet e shqyrtuara e të pasqyruara në të.

“Sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë edhe një kontribut drejt forcimit të shtetit të së drejtës nw twrwsi. Ky vëllim vijon punën e nisur me botimin e parë dhe ofron një instrument të vyer për kuptimin, analizën dhe zbatimin e vendimeve kushtetuese në praktikën institucionale dhe ligjore të vendit tonë.