Spiropali, takim me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi

Spiropali, takim

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me Fortlumturinë  e Tij, Kryepeshkopin  e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në  Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Spiropali i përsëriti  Fortlumturisë  së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.

“Drita e Perëndisë, kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturise së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona të përditshme, si qytetarë, shërbyes publikë dhe politikanë.” u shpreh Spiropali.