Spiropali pret Zv.kryeministren e Moldavisë, bisedime për zgjerimin e BE-së dhe sigurinë europiane

Spiropali pret Zv.kryem

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në një takim Zëvendës Kryeministren për Çështjet Europiane të Moldavisë, Cristina Gherasimov.

Takimi u fokusua tek procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe mbështetja që Shqipëria i jep vendeve aspirante për anëtarësim.

Gjatë deklaratës së saj për mediat, Spiropali nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së si një politikë që garanton stabilitet dhe siguri në kontinent.

Shqipëria beson se zgjerimi i BE është një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Europë,” tha ministrja Spiropali, duke shtuar se vendi ynë mbështet fuqimisht integrimin e plotë të Moldavisë dhe Ukrainës në familjen europiane.

Në vijim, ajo theksoi se përvoja e Ballkanit Perëndimor është një shembull i qartë se zgjerimi i BE-së është një proces që sjell zhvillim dhe konsolidim të demokracisë.

Ashtu si për Ballkanin Perëndimor, ne mbështesim anëtarësimin e plotë të Moldavisë dhe Ukrainës në BE. Shqipëria është e bindur se ky është një hap i domosdoshëm për të garantuar paqe dhe siguri afatgjatë në Europë,” u shpreh Spiropali.

Ministrja vlerësoi gjithashtu vendosmërinë e qeverisë dhe popullit moldav për të rezistuar ndaj presioneve të jashtme dhe fushatave të dezinformimit.

Duke vlerësuar sakrificën e jashtëzakonshme dhe vendosmërinë e qeverisë dhe popullit të Moldavisë për t’i rezistuar influencave malinje, presionit, fushatave të dezinformimit, për një vend të lirë, demokratik, në familjen europiane,” tha Spiropali.