Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur në Kryesinë e Kuvendit drejtuesit e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë. Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Shoqatës, Et’hem Fezollari, si dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, Aleksandër Marku.
Diskutimet u fokusuan në një sërë propozimesh konkrete për përmirësimin e legjislacionit që lidhet me statusin dhe trajtimin e ish të përndjekurve politikë, si dhe për shërbimet dhe programet sociale që u ofrohen atyre.
Znj. Spiropali diskutoi me z. Fezollari dhe z. Marku mbi disa propozime konkrete të Shoqatës për përmirësimin e legjislacionit për statusin dhe trajtimin e ish të përndjekurve, programeve e shërbimeve, në kuadrin e politikave sociale, kohezionin social dhe drejtësisë sociale në Shqipëri.
Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit theksoi se “institucionet po e trajtojnë këtë çështje me përkushtim të lartë institucional, moral dhe njerëzor, duke treguar respekt për sakrificat dhe vuajtjet që ka kaluar kjo shtresë gjatë regjimit komunist.
Spiropali siguroi se Kuvendi do të vijojë bashkëpunimin me Shoqatën për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe për të nxitur institucionet për të përmbushur detyrimet ndaj ish të përndjekurve.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.