Aktualitet

Spiropali: Mbështetja e operatorëve turistikë, prioritet i mbështetjes për sektorin e turizmit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim me operatorët turistikë Kavajë-Rrogozhinë.

Në aktivitet morën pjesë edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, zëvendësministrja  Ilva Gjuzi dhe deputeti Etjen Xhafaj.

Gjatë takimit u diskutua për suksesin dhe problematikat nga sezoni turistik si dhe masat që do të merren për sezonin e ardhshëm.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u shpreh se mbështetja e operatorëve turistikë është prioritet i mbështetjes për zhvillimin e sektorit të turizmit.

“Kjo industri po prodhon jo vetëm ekonomi, por edhe përmirësim të dukshëm të imazhit të vendit tonë. Zhvillimet e Shqipërisë kanë ardhur progresivisht. Viti i kaluar u mbyll me mbi 10 milionë turistë, ndërsa sezoni turistik i këtij viti, duke iu referuar të dhënave Janar-Gusht, u mbyll me 8,5 milionë vizitorë të huaj, ose rreth 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023”, u shpreh Spiropali.

Spiropali bëri me dije se, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të prezantojë së shpejti strategjinë për turizmin 2025-2030.

“Ministria ka një strategji për turizmin dhe do të prezantohet së shpejti. Bëhet fjalë për periudhën 2025-2030. Ministria ka nevojë patjetër për mbështetje, buxhet, që puna e saj të jetë më pranë jush. Kuvendi ka mbështetur e do të mbështesë zhvillimin e industrisë turistike, si një sektor prioritar i ekonomisë”, nënvizoi Spiropali.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, shprehu mbështetjen ndaj operatorëve turistikë ndërsa theksoi se Kavaja nuk ka krijuar vetëm një treg të rëndësishëm në industrinë e turizmit, por ka ofruar dhe standardet më të larta.

“Ju jeni largpamës, kjo tregon vitalitet, forcë biznesi dhe qëndrueshmëri. Kavaja jo thjesht ka krijuar një treg të rëndësishëm në industrinë e turizmit, por dua të theksoj standardet më të larta të turizmit. Shefat më të mirë të kulinarisë i kemi në hotelet e Kavajës, duke e kthyer këtë pjesë të turizmit në një vlerë më vete. Ka një garë në rritjen e cilësisë. Për ndryshimet që ju bëni, ne ju ndjekim me ligje dhe rregulla, me lehtësi fiskale dhe mënyra të tjera”, u shpreh Kumbaro.

Deputeti Etjen Xhafaj, gjatë fjalë së tij u shpreh se Kavaja është kthyer në destinacion turistik dhe mbështetja e bashkëpunimi nuk do të mungojë.

“Në këtë zonë kemi mbi 1 milionë turistë në vit. Ju i jepni Kavajës një produkt elitar turizmi. Ende keni prenotime deri në fund të tetorit, ndërkohë jeni duke mbyllur prenotimet për vitin e ardhshëm. Besoj se nëse arrijmë të bëjmë këtë punë paralelisht, për të zgjidhur problemet, do të kemi mundësi t’ju ndihmojmë ju”, u shpreh Xhafaj.

Operatorët turistikë diskutuan dhe ngritën disa çështje problematike të cilat lidhen me infrastrukturën e ujit të pijshëm dhe ujërat e ndotur, energjinë dhe problematika të qarkullimit rrugor gjatë sezonit turistik.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deputetët i rikthehen jetës parlamentare, të enjten seancë plenare. Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtator

Pas dy muajsh pushim për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë përsëri…

18 hours ago

KQZ nis miratimin e tabelave përmbledhëse – Përfaqësuesi i opozitës shprehet kundër, i mazhorancës pro miratimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka miratuar në mbledhjen e sotme tabelën përmbledhëse për…

19 hours ago

Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave – Malësia e Madhe i ndau pronat sipas “kufijve të vjetër”

Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e…

20 hours ago

Dialogu Prishtinë-Beograd, kryediplomatja evropiane viziton sot Kosovën

Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe…

20 hours ago

Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas – Ndërtime la leje dhe problem me inertet në fshatra

Në Shkodër vijojnë të jenë të larta denoncimet për ndërtime pa leje dhe problemet e…

20 hours ago

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve – Kadija: Në Shkodër morën pjesë 1231 nxënës

1231 nxënës të klasave të 5-ta në Shkodër i janë nënshtruar testimit të vlerësimit të…

20 hours ago