Lajme

Spiropali: Gjatë 2025, synojmë të hapim 23 kapituj të tjerë të negociatave. Hołownia: Kemi nevojë për ju në BE

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali gjatë një konferencë të përbashkët me homologun polak Szymon Hołownia (lex. Shimon Houvnia) shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Polonisë ndaj integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

Ajo deklaroi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të intensifikohet në fusha të ndryshme.

“Shqipëria është e angazhuar të vazhdojë dialogun e hapur midis vendeve tona në të gjitha nivelet dhe ndan të njëjtin mendim që parlamentet të luajmë një rol të rëndësishëm në forcimin e dialogut dypalësh.

Inkurajojmë shkëmbimet e mëtejshme midis grupeve parlamentare, komisioneve, grupeve të miqësisë dhe deputetëve për të nxitur dialogun dhe shkëmbimin e përvojave në përgjithësi.

Shqipëria ka përcaktuar anëtarësimin në BE deri në 2023 dhe përfundimin e negociatave deri më 2027 si një objektiv kombëtar strategjik. I shpreha presidentit mirënjohjen për mbështetjen e Polonisë ndaj procesit të integrimit në BE dhe besimin tonë që kjo mbështetje do vazhdojë deri sa vendi ynë të bëhet anëtare e BE-së.

Ne jemi mëse të lumtur të kemi një mik të tillë në tryezat vendimmarrëse të BE-së”, deklaroi Spiropali.

Kryeparlamentarja bëri me dije se përgjatë 2025-ës, Shqipëria synon hapjen e 23 kapitujve të tjerë të negociatave, ndërsa shtoi se gjatë muajve mars dhe qershor do të mbahen dy konferenca ndërqeveritare në vazhdën e presidencës polake.

Vlerësojmë rolin e Polonisë për të çuar para progresin e Shqipërisë në konferencat ndërqeveritare gjatë presidencës polake.

Gjatë 2025-ës synojmë të hapim 23 kapituj të tjerë të negociatave pjesë e grupkapitujve 2-3-4 dhe të mbyllim kapitujt 1-2 dhe të mbajmë dy konferenca ndërqeveritare ne mars dhe qershor gjatë presidencës polake”, u shpreh ajo.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Hołownia përsëriti gatishmërinë dhe mbështetjen e Polonisë për integrimin europian të Shqipërisë.

Duhet të inkurajojmë vendet që nuk janë ende në BE që të na bashkohen. Ju tashmë keni hapur grupkapitujt 1 dhe 6 dhe dëgjojmë që sundimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit, marrja e përgjegjësive të përbashkëta për sigurinë në rajon janë prioritetet tuaja. Ne kemi nevojë për ju në BE. Ky konsensus kombëtar për anëtarësimin në BE të mbizotërojë dhe ju të vijoni rrugëtimin për t’u kthyer në BE. Ju presim në familjen e BE-së”, u shpreh ai.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e shoqëruar nga deputetët Mimi Kodheli, Anduel Tahiraj, Milva Ekonomi dhe Eralda Bano, nisën këtë të mërkurë (5 mars) një vizitë zyrtare dy në Poloni, ku do të takohen me Kryetaren e Senatit, Małgorzata Kidawa-Błońska, dhe personalitete të tjera të larta.

Blerti Delija

Recent Posts

Ngrohja globale, temperaturat mund të thyejnë rekordin e nxehtësisë në 5 vitet e ardhshme

Temperaturat globale mund të thyejnë rekordin e nxehtësisë në pesë vitet e ardhshme, duke rritur…

1 minute ago

BERZH mbështet Shqipërinë me 900 mln euro për integrimin në BE. Sejko: Ndihma shtetërore të fokusohet te firmat me potencial të lartë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim së bashku me Bankën e Shqipërisë kanë prezantuar Raportin…

3 minutes ago

Mynih 2025”/ Asllani: Titulli i humbur ‘djeg’ akoma, finalja e Champions-it nuk ndodh çdo vit!

Kristjan Asllani ka një shans të artë të shtunën pasi në Mynih mund të bëhet…

20 hours ago

“Giro d’Italia 2025” humb njërin prej protagonistëve

Primoz Roglic është tërhequr nga gara për fanellën rozë të “Giro d’Italia 2025”. Çiklisti slloven…

20 hours ago

Integrimi, Marta Kos: Shqipëria, mundësi reale për të qenë pjesë e BE deri në 2030

Bashkimi Evropian është i vendosur të avancojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe të…

20 hours ago

Malazezi zhduket pasi hyri në Shqipëri / Vëllai i 39-vjeçarit denoncoi në Policinë e Shkodrës humbjen e kontakteve

Një shtetas malazez që ka hyrë në territorin e Shqipërisë ditën e djeshme, ka humbur…

20 hours ago