Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar një vend në çerekfinalet e Europa League. Takimi i parë ka përfunduar 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë, ku anglezët janë favoritë duke parë ecurinë në këtë kompeticion.
Manchester United do të presë Real Sociedad për Europa League, në një takim që premton spektakël të enjten në mbrëmje në Old Trafford, ofruar për teleshikuesit në Shqipëri nëpërmjet ekranit të Radio Televizionit Shqiptar. Ndeshja e parë midis tyre përfundoi në barazim 1-1, çka i lë të hapura mundësitë për secilën prej skuadrave, edhe pse vendasit janë favoritë, duke parë ecurinë e tyre në këtë kompeticion. United ka zhgënjuer në Premier League, por është i pamposhtur në Europa Legue këtë sezon, me pesë fitore e katër barazime.
Old Trafford nuk është më fortesa e dikurshme, megjithatë Djajtë e Kuq janë të vështirë për t’u thyer atje, ku kanë humbur vetëm një takim në 28 ndeshjet e fundit në Europa League, dhe kundërshtari ka qenë pikërisht Real Sociedad, në shtator 2022. Ndërkaq, edhe Sociedad ka qenë zhgënjyes në kampionat, ku humbja me Seviljen në javën e fundit e lë në vendin e 11-të dhe praktkisht jashtë kupave të Evropës për sezonin e ardhshëm.
Spanjollët nuk fitojnë prej katër ndeshjesh në të gjitha kompeticionet, me një barazim e tri humbje. Sigurisht që Sociedad do të bëjë gjithçka për të arritur çerekfinalen e parë në Europa League që nga viti 1989, aq më tepër që Manchester United vetëm një herë nuk ka pësuar gol në shtatë ndeshjet e fundit të Europa League në Old Trafford, në të cilat ka arritur pesë fitore e dy barazime.
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.